Thirrja nga Rama: Bashkohuni me PS-në për ta vendosur flamurin kuqezi në oborrin e BE-së

Thirrja nga Rama: Bashkohuni me PS-në për ta vendosur flamurin kuqezi në oborrin e BE-së

Kryeministri Edi Rama edhe këtë të enjte i bën thirrje qytetarëve të votojnë Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit. Rama ndau në rrjetet sociale simbolin e dorës, e zgjedhur nga Partia Socialiste për të treguar renditjen në vendin e pestë në listën e subjekteve politike që garojnë për zgjedhjet e 11 majit. Kryeministri u kërkoi qytetarëve që t’i bashkohen PS-së për ta vendosur flamurin kuqezi në oborrin e Bashkimit Europian. ”Voto 5. Bashkohu me mua e PS më 11 maj, me dashuri për Shqipërinë dhe vendosmëri për ta vendosur flamurin kuqezi në oborrin e Bashkimit Europian”, shkruan Rama.
Burimi: Kohajone.com