Thirrja e Boçit për studentët: Provimi i vërtetë i këtij brezi nis sot, lërini auditoret dhe  zaptoni sheshet!

Thirrja e Boçit për studentët: Provimi i vërtetë i këtij brezi nis sot, lërini auditoret dhe zaptoni sheshet!

Sot nis një tjetër vit akademik për mijëra studentë në të gjithë vendin. Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi u ka drejtuar një thirrje të rinjve të mos qëndrojnë indiferentë, por të kërkojnë të drejtën për një të ardhme më të mirë. Përmes rrjeteve sociale, Boçi shkruan se provimi i vërtetë i këtij brezi nuk nis në fund të semestrit, por nis sot, në rrugë, ballë për ballë me padrejtësinë. “Ju jeni e vetmja forcë e pakomprometuar e kësaj shoqërie.Idealizmi dhe zëri juaj janë arma më e fuqishme kundër çdo qeverisjeje arrogante që mendon se mund t’ju injorojë përgjithmonë”, shprehet ai. Reagimi i plotë:  Të dashur studentë!Sot, dyert e universiteteve u hapën, por e ardhmja juaj mbetet peng nëse nuk guxoni ta çlironi vetë.Të ulesh në...