Theo Hernandez “thumbon” sërish Milan pas largimit dhe vlerëson vetëm një person

Theo Hernandez “thumbon” sërish Milan pas largimit dhe vlerëson vetëm një person

25 Korrik 2025 8:08 Telesport Ende me pushime pas nënshkrimit të kontratës me Al-Hilal, që përfshinte një lamtumirë të hidhur me Milan, francezi Theo Hernandez nuk i ka harruar kuqezinjtë. Sidomos Paolo Maldini. Mbrojtësi i krahut postoi një foto në Instagram duke veshur një fanellë kushtuar ish-drejtorit teknik milanez. Fanella përmban disa pamje të Maldini në veprim dhe shkrimin e madh “Capitano” (Kapiten). Fotografia është bërë tashmë virale, dhe disa në mediat sociale tashmë po e interpretojnë largimin e francezit si një tjetër sulm ndaj drejtuesve aktual të AC Milan, që ai i kishte sulmuar edhe më pare.