Thellohet përplasja mes SHBA-së dhe BE-së për Gjykatën Ndërkombëtare Penale
Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të tërheqin sanksionet e vendosura ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale, duke paralajmëruar se presioni ndaj këtij institucioni rrezikon pavarësinë dhe funksionimin e tij. Në një deklaratë në emër të BE-së, Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, theksoi se Gjykata duhet të jetë në gjendje të përmbushë mandatin e saj në mënyrë të pavarur, pa presione dhe ndërhyrje të jashtme. Kallas deklaroi se Bashkimi Evropian është i gatshëm të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar vazhdimësinë dhe efektivitetin e punës së GJNP-së. “Sulmet ose kërcënimet kundër Gjykatës, zyrtarëve të saj, stafit dhe personave që bashkëpunojnë me të, përfshirë përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe ofruesit e shërbimeve, janë të papranueshme”, theksoi ajo. Përfaqësuesja...
Burimi:
javanews.al