Thellohet përplasja e Trump me mediat, vendimi kalon në duart e gjykatës
Departamenti amerikan i Drejtësisë ka argumentuar në gjykatë se presidenti Donald Trump ka autoritet të kufizojë ose edhe të përjashtojë CNN, MS NOW dhe Politico nga zona të caktuara të Shtëpisë së Bardhë, duke e cilësuar aksesin e medias si privilegj dhe jo si të drejtë absolute. Në dokumentet e depozituara mbrëmjen e së martës (22 shtator), avokatët e administratës Trump argumentojnë se kufizimet mund të justifikohen edhe nga shqetësimet për sigurinë kombëtare. Sipas qeverisë, disa raportime të këtyre mediave mbi luftën në Iran, si dhe mbi projektin e sallës së ballove në East Wing, kanë ngritur shqetësime të tilla. Në një nga argumentet e paraqitura në gjykatë thuhet se qeveria mund të kontrollojë aksesin e gazetarëve në zona të kufizuara presidenciale, përfshirë Zyrën Ovale,...
Burimi:
javanews.al