Thellohet kriza politike në Kosovë/ Kuvendi dështon për herë të 12-të, BE kërkon formim urgjent të institucioneve

Thellohet kriza politike në Kosovë/ Kuvendi dështon për herë të 12-të, BE kërkon formim urgjent të institucioneve

Për herë të 12-të me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, duke futur vendin në një krizë të thellë institucionale dhe politike. Lëvizja Vetëvendosje, fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, nuk po siguron 61 votat e nevojshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit, për shkak të kundërshtimeve të partive të tjera ndaj kandidates së saj, Albulena Haxhiu. Partitë opozitare refuzojnë jo vetëm kandidaturën, por edhe çdo bashkëpunim me Vetëvendosjen dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti. Ky i fundit, në përpjekje për të dalë nga ngërçi, i ka bërë thirrje për bashkëpunim vetëm Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),...
Burimi: Sot.com.al