Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Thellohet bilanci nga shpërthimi i fuqishëm në qytetin iranian, 70 të vdekur dhe mbi 1000 të plagosur
👁2186
Numri i viktimave nga shpërthimi masiv në portin kyç të Iranit, Shahid Rajaei, ka shkuar në 70, thanë autoritetet lokale. Ndërkaq, ministri i Brendshëm iranian fajësoi “neglizhencën” për incidentin, ku u plagosën më shumë se 1000 persona. Eskandar Momeni deklaroi për televizionin shtetëror iranian në mbrëmjen e 28 prillit se “mosrespektimi i masave të sigurisë dhe pakujdesia” kishin shkaktuar incidentin, megjithëse nuk ishte e qartë menjëherë se çfarë e shkaktoi zjarrin në depot e materialeve të rrezikshme dhe kimike. Momeni tha se disa “fajtorë janë identifikuar dhe thirrur nga autoritetet” por nuk dha më shumë detaje. Mehrdad Hassanzadeh, drejtori i...