Thellohet bilanci i të vdekurve nga tërmeti në Mianmar, shkon në 2719 numri i viktimave

Thellohet bilanci i të vdekurve nga tërmeti në Mianmar, shkon në 2719 numri i viktimave

Rritet sërish numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues në Mianmar pak ditë më parë. Sipas shefit ushtarak Min Aung Hlaing, numri i të vdekurve ka shkuar në 2719. Për sa i përket të lënduarve, është 4521, ndërsa 441 perona janë ende të zhdukur. Min Aung Hlaing shtoi se numrat mund të rriten dhe numri i të vdekurve mund të kalojë 3,000. Ndërkohë në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok, një tjetër trup është nxjerrë nga rrënojat e një rrokaqiell të shembur, duke e çuar numrin total të personave që kanë vdekur atje në 14. Top Channel

Burimi: Top-Channel.tv