“The Times” përfshin Shqipërinë mes destinacioneve për pushime në pranverën e vitit 2027

“The Times” përfshin Shqipërinë mes destinacioneve për pushime në pranverën e vitit 2027

Me afrimin e muajve të ftohtë dhe shkurtimin e ditëve, dëshira për të kaluar disa ditë pushimi në një mjedis me më shumë diell, ajër të pastër dhe kushte më të favorshme klimatike, bëhet gjithnjë e më e madhe, shkruan Sean Newsom në një artikull të botuar në median britanike “The Times”. Për këtë arsye, ekspertët e udhëtimit kanë përzgjedhur 12 destinacione, që ofrojnë mundësi të ndryshme për pushime, duke filluar nga qëndrimet në hotele komode në Cornwall dhe resortet luksoze në Tenerife, deri te turet turistike në Amerikën e Jugut. Ndryshimi i orës fundjavën e kaluar, kur akrepat u kthyen 60 minuta pas, u dha shumë njerëzve mundësinë të përfitonin nga një orë më shumë gjumë. Megjithatë, ardhja më e hershme e errësirës, që...