Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“The Telegraph” rekomandon Shqipërinë për pushime, Rama: Aty ku kombinohet natyra me trashëgiminë kulturore
Prestigjiozja “The Telegraph” në një artikull të saj ka rekomanduar Shqipërinë si vendin ideal për të kaluar pushimet. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë artikullin e “The Telegraph”, ku përshkruhen plazhet, dhe plot destinacione që kombinojnë bukurite natyrore me trashëgiminë kulturore. “Nga plazhet mahnitëse të Dhërmiut e Ksamilit, te kishat bizantine, Liqeni i Shkodrës dhe vargmalet në veri, vendi është plot me destinacione që kombinojnë bukurinë natyrore dhe trashëgiminë kulturore”. “Vendi është plot me destinacione që kombinojnë bukurinë natyrore dhe trashëgiminë kulturore”, u shpreh Rama, duke iu referuar artikullit. Gazeta e përditshme britanike “Telegraph” e ka renditur bregdetin shqiptar në listën e 10 vendeve më të mira në Evropë për pushime në plazh. “Algarve apo Shqipëria? Majorka apo Mali i Zi? Shmangni vendet e populluara me...