Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
”The Guardian”: Sazani ishulli i projektuar si ultraluksoz
Sazani është një ishull i vogël pranë bregdetit Jon të Shqipërisë me një peizazh fantastik ku rriten shumë bimë të ndryshme, që nga livandoja, rozmarina dhe dafina, shkruan Marzio Mian për britaniken ”The Guardian”.Pamja nga maja, me perëndimin dramatik të diellit, është marramendëse.Pas lajmit se familja Trump do të bëjë një investim turistik marramendës, shqiptarët tashmë e quajnë Sazanin si Ishulli i Trumpëve.Deri më tani, kryesisht i paprekur nga zhvillimi, Sazani do të shndërrohet në një ishull ultraluksoz, një tjetër shtesë në portofolin e pasurive të patundshme të Ivanka Trump dhe Jared Kushner.Duke folur në podkastin Lex Fridman në korrik...