Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
‘The Economist’: Bumi i turizmit në Shqipëri është përfitim për Jared Kushner
Jared Kushner TIRANË- “Shigjetarët”, një telenovelë radiofonike e BBC-së rreth jetës rurale angleze, arrin më shumë se 4 milionë dëgjues. Këtë verë, klani me të njëjtin emër po shqyrtonte planin për pushime në Shqipëri. Deri vonë, vendi konsiderohej i rrezikshëm. Në komunizëm, Shqipëria pranonte rreth 5,000 turistë në vit. Tirana, kryeqyteti, kishte dy hotele për të huajt. Deri në vitin 2014, Shqipëria kishte rreth 3.4 milionë vizitorë të huaj, derisa vitin e kaluar numri zyrtar arriti në 11 milionë. Kjo shifër është pak "gënjeshtare" sepse shumë janë shqiptarë të diasporës që kanë pasaporta të huaja dhe që rikthehen në atdhe çdo vit. Por numërohen si turistë. Megjithatë, është e qartë se turizmi po shpërthen. Hotelet dhe komplekset e vilave po mbijnë si kërpudha përgjatë bregdetit. Një...