“The Devil Wears Prada 2” rikthen Miranda Priestly në një botë ku moda përballet me krizën e medias

“The Devil Wears Prada 2” rikthen Miranda Priestly në një botë ku moda përballet me krizën e medias

Dy dekada pas filmit që e shndërroi revistën Runway në një nga simbolet më të njohura të kinemasë së modës, Meryl Streep, Anne Hathaway, Emily Blunt dhe Stanley Tucci rikthehen në ekran me një histori që ndërthur pushtetin, ambicien dhe transformimin e industrisë mediatike. Moda ka ndryshuar, redaksitë nuk funksionojnë më si dikur dhe emri i një reviste prestigjioze nuk mjafton për të garantuar mbijetesën e saj. Pikërisht në këtë realitet rikthehet The Devil Wears Prada 2, vazhdimi i filmit të vitit 2006, i cili e zhvendos vëmendjen nga bota e pamëshirshme e modës së lartë te sfidat që përballin mediat tradicionale në epokën e përmbajtjes digjitale. Nën regjinë e David Frankel dhe me skenar të Aline Brosh McKenna, filmi rikthen Meryl Streep në rolin...