Tha se “Sistemi funksionon”, Opozita sulmon presidenten e KE, Von Der Leyen! Bardhi: Zhgënjim i afërt për të! Korreshi: Ata që i bënë relacionin, të dehur
Socialistët refuzojnë çdo debat për Vlora Hysenin në Parlament, me argumentin që është koha e drejtësisë të merret me ish drejtuesen e Shërbimit Informativ të Shtetit. Duke përdorur fjalët e Presidentes së KE-së gjatë konferencës me kryeministrin Rama, mazhoranca në konferencën e kryetarëve nuk e pranoi kërkesën e PD për mocion me debat se në çfarë filtrash kaloi Vlora Hyseni në2023-shin kur u vendos nga Edi Rama dhe Bajram Begaj në krye të Inteligjencës shqiptare. “Jo më larg se dje Ursula von der Leyen konfirmoi; “Kur shohim çështje të cilat po hetohen, ato janë prova që sistemi po funksionon. Ky është fuqizimi i sistemit”. Prandaj ta lemë sistemin të bëjë punën e vet. Asnjë instrument kontrolli parlamentar, nga mocioni me debat deri tek komisioni hetimor...
Burimi:
javanews.al