Teuta triumfon ndaj Laçit, durrsakët ngjiten në vendin e dytë pas fitores 1-3

Teuta triumfon ndaj Laçit, durrsakët ngjiten në vendin e dytë pas fitores 1-3

Teuta fitoi ndaj Laçit me shifrat 1-3, në ndeshjen e javës së tretë të kampionatit. Të parët që kaluan në avantazh ishin durrsakët falë Kallakut, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Pas 3 minutash lojë, Votlai dyfishoi shifrat, teksa Laçi shpërdoroi një 11-metërsh, shkruan A2. Në pjesën e dytë, Bibo shkurtoi diferencat me një supergol dhe në fund ai që vulosi sfidën ishte Pedro. Me këtë fitore, Teuta pozicionohet në vendin e dytë me 7 pikë, ndërsa kurbinasit mbetet në vendin e tretë me 4 pikë.