Teuta merr fitoren e 3-të në Superiore, Tetova i merr kreun ish-ekipit

Teuta merr fitoren e 3-të në Superiore, Tetova i merr kreun ish-ekipit

Teuta ka marrë fitoren e 3-të në kampionat. Bregdetarët kanë mposhtur Vorën me shifrat 2-0. Goli i parë i takimit u shënua në minutën e 47 me autorësinë e Mesoma Umejiegos. Për të vulosur rezultatin në atë përfundimtar mendoi Pedro Martelo, i cili tundi rrjetën në minutën e 90. Tetua merr kështu tre pikët e radhës në “Ahissnet Superiore” dhe udhëheq përkohësisht kampionatin. Trajneri Edlir Tetova i ka rrëmbyer përkohësisht kreun ish-ekipit të tij, Egnatias, teksa prin renditjen me 10 pikë të grumbulluara. Por Egnatia ka në dispozicion një ndeshje më tepër për të zhvilluar./Sport Ekspres/