“Tetori Rozë”, Kurti: Çdo muaj duhet të jetë muaj i kujdesit për gratë
Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në hapjen e fushatës “Tetori Rozë”, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, nga ku ka bërë thirrje për kontrolle të rregullta dhe diagnostikim të hershëm. Përmes një postimi, Kurti tha se shqetësimet shëndetësore nuk duhet të injorohen dhe kontrollet nuk duhet të shtyhen, pasi zbulimi dhe trajtimi i hershëm ndikojnë në uljen e vdekshmërisë nga kanceri i gjirit. Ai tha se mamografia në shëndetësinë publike ofrohet pa pagesë që nga viti 2023, ndërsa gjatë këtij viti, sipas tij, do të shtohen edhe tetë mamografë të rinj në komunat ku mungojnë, përcjell KultPlus. Kurti deklaroi se deri në vitin 2022, shumica e rasteve të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë ishin në stadin e tretë ose të katërt....
Burimi:
kultplus.com