Platforma digjitale për statistikat zyrtare, INSTAT lehtëson aksesin në statistika dhe vendimmarrjen!

Platforma digjitale për statistikat zyrtare, INSTAT lehtëson aksesin në statistika dhe vendimmarrjen!

INSTAT, në bashkëpunim me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, prezantuan platformat e reja digjitale për aksesin dhe përdorimin e statistikave zyrtare. Në fokus të Aktivitetit “Nga të Dhënat te Vendimmarrja” synoi të evidentojë rolin e teknologjisë në mbështetjen e proceseve vendimmarrëse. “Agjendat për qeverisjen mund të kuptojnë nevojat e qytetarëve. Alokoni burime për të luftuar varfërinë dhe përmirësoni shërbimet publike. E gjithë kjo bëhet me transparencë dhe llogaridhënie.” Sipas drejtores së INSTAT-it, këto mjete do të ndihmojnë në hartimin e politikave publike bazuar në të dhëna të besueshme. “Bashkëpunimi me bashkitë dhe rajonet është përmirësuar ndjeshëm, duke mundësuar aksesin në të dhënat administrative që ato prodhojnë dhe mbledhin. Këto të dhëna shërbejnë për të kuptuar më mirë nevojat dhe për të rritur përdorimin e...