“Nyje strategjike në rajon”- Karakaçi nga Varshava: Nënshkruhen dy marrëveshje energjetike me SHBA për gazsjellësin rajonal dhe Skavicën
Shqipëria ka nënshkruar dy marrëveshje të rëndësishme në fushën e energjisë në kuadër të Ministerialit të Partneritetit Transatlantik për Bashkëpunimin Energjetik, të zhvilluar në Varshavë në bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Energjisë. Lajmi u bë i ditur nga ministri Enea Karakaçi, i cili në një prononcim pas përfundimit të punimeve theksoi rëndësinë strategjike të këtyre angazhimeve për vendin dhe rajonin. Sipas ministrit Karakaçi, marrëveshja e parë ka në fokus gazsjellësin që ndërlidh Kroacinë, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi dhe Shqipërinë, duke e integruar atë me Gazsjellësin Trans-Adriatik (TAP). Për këtë projekt, Shqipëria formalizoi bashkëpunimin me palën amerikane. “Lajmi i mirë është që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përfshira në këtë projekt dhe e konsiderojnë si nyje strategjike në rajon”, u shpreh Karakaçi. Marrëveshja e...
Burimi:
javanews.al