Tetë vatra zjarri në vend, shtatë mbeten aktive

Tetë vatra zjarri në vend, shtatë mbeten aktive

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) informoi të hënën se në orët e fundit janë shfaqur tetë vatra zjarri në të gjithë vendin. Nga këto, një është shuar, ndërsa shtatë mbeten ende aktive. Zjarri në fshatin Vashtëmi, në bashkinë Maliq, është vënë nën kontroll dhe është shuar plotësisht. Megjithatë, situata mbetet shqetësuese në disa zona të tjera. Sipas AKMC-së, vatrat e zjarrit janë ende aktive në: Gurë-Lurë, bashkia Dibër (Parku Kombëtar Lurë), ku zjarri po izolohet dhe është nën kontroll. Mali i Allushit, bashkia Klos. Skërficë, bashkia Delvinë, ku efektivët zjarrfikës dhe Forcat e Armatosura po punojnë thellë në zonën...