Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Tetë raketa dhe 87 dronë, Rusia bombardon sërish Ukrainën
👁6284
Rusia ka sulmuar sërish Ukrainën gjatë natës, duke përdorur tetë raketa dhe 87 dronë. Kjo ka shkaktuar dëme në pesë rajone të ndryshme të vendit, sipas forca ajrore ukrainase. Mediat e huaja mësojnë se në njësitë e mbrojtjes ajrore arritën të rrëzojnë 33 dronë rusë, ndërkohë që 36 dronë të tjerë u neutralizuan përmes përdorimit të teknologjisë të luftës elektronike. Dëmet më të mëdha janë regjistruar në pesë rajone të ndryshme të Ukrainës, duke përfshirë ato në jug, veri-lindje dhe lindje të vendit.