Testamenti i Eqrem Çabejt

Testamenti i Eqrem Çabejt

Më 13 gusht 1980, në një spital të Romës, mbylli sytë Eqrem Çabej, një nga lisat më të lartë të shkencës, arsimit dhe të kulturës shqiptare, anëtar themelues i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Mësues i Popullit. Vdekja i ndërpreu punën në veprën “Studime etimologjike në fushë të shqipes” dhe të punëve të tjera që kishte nëpër duar. E. Çabej ka lënë një trashëgimi shkencore të pasur e të shumanshme me mbi 200 tituj veprash, artikujsh e tekstesh mësimore. Kontributin më të shënuar e ka dhënë në fushën e historisë së gjuhës shqipe dhe të marrëdhënieve të saj me gjuhët...