Tesla Diner hap dyert në Los Angeles

Tesla Diner hap dyert në Los Angeles

Elon Musk ka hapur zyrtarisht Tesla Diner në Los Angeles, një “diner futurist” me ushqim klasik amerikan, kinema drive-in, 80 karikues elektrikë dhe robotin Optimus që shpërndan kokoshka. Hapësira prej 9,000 m² përfshin edhe çati me panele diellore dhe shërben automjetet jo-Tesla që përdorin standardin NACS. Megjithatë, ditët e para shoqëruan probleme me radhë të gjata dhe shërbim të ngadaltë. Elon Musk e quan Tesla Diner “vendin më të mirë në Los Angeles” dhe planifikon zgjerimin në qytete të tjera nëse projekti pilot funksionon./KultPlus.com