Vulëhumbja: Basha, një Berishë e mosdorëzimit
Me parti të re a me PD-në e vjetër, Basha tha se do kandidojë në 2025-ën. Pas humbjes së vulës, ai thotë se nuk do ndalet as juridikisht e aq më pak politikisht. Pra, ka zgjedhur të bëjë Berishën e padorëzuar, paçka goditjeve.
“S’kemi marrë vendim për parti të re, do çojmë rekurs në Gjykatë të lartë se s’mund të lejojmë që padrejtësia të bëhet normë në këtë vend. Është një shkeljen e ligjit dhe produkt i një pazari mes Ramës dhe Berishës, ky i fundit mjaftohet me vulën. Do ndjekim gjithçka në përputhje me parimet tona, shqiptarët do ta kenë alternativën në zgjedhje, pa diskutim që do garojmë në zgjedhje. Rekursi është betejë për ligjshmërinë, nuk jemi duke pritur, as nuk do presim, kemi shpalosur programin. Nëse është vendosur ligjshmëria do ta kërkojmë votën me logon e PD-së nëse jo me alternativë tjetër”, tha së fundi Basha, kryetar i asgjëje, duke folur për Euroneës Albania.
Ai pretendon se është e vetmja alternativë për shqiptarët, si brenda e si jashtë PD-së.
“Brenda Partisë Demokratike ne jemi alternativa e vetme me përputhje me idealet. Ne jemi e vetmja alternativë në Partinë Demokratike, kemi të tjerë që kanë humbur rrugën, kemi të tjerë që janë mbytur nga hipokrizia…”, tha ai.
E megjithatë, treguesit janë që Basha është në një dekreshendo politike, siç dhe vetë PD-ja, qyshse ra nga pushteti në 2013-ën. /tesheshi.com/
Burimi