“Vetëm një jetë Zoti na dha…”, shuhet Agim Doçi
E dua botën, magjinë e saj
se veç një jetë Zoti na dha…
Dhe jetën ne do ta jetojmë,
ashtu siç zemrat e kërkojnë,
jo nuk dyshoj se nuk ka tjetër botë,
kemi një diell në fatin tonë…
Janë këto disa nga vargjet e të fundit këngë të Agim Doçit në Festivalin e RTSH-së, atij të vitit 2018-të, që i paraprijne ikjes nga kjo botë të tij tashmë në 2024-ën.
Pas disa ditësh në një gjendje të rëndë spitalore, pas një hemoragjie cerebrale, inxhineri elektrik i qindra krijimeve tekstuale si poet këngësh, afro tre mijë të tilla, përfshirë dhe shumë poezi në këtë shifër rekord, ka dhënë frymën e fundit. Ishte 76 vjeç.
Veçohet fakti se pjesëmarrja e parë e Shqipërisë në Eurovizion ishte me një tekst të tij, si dhe ajo që kënga më e famshmë për nder të UÇK-së, ajo e kënduar nga Eleonora Jakupi në periudhën e luftës në 99-ës, mbante firmën e tij.
Një mirditoro-kolonjar, Agim Doçi veçohej për një mënyrë origjinale komunikimi publik, duke qenë njeri i batutave të forta. /tesheshi.com/
Burimi