Trump pas atentatit, fisnik politik!

Trump pas atentatit, fisnik politik!

Ish-presidenti amerikan Donald Trump dha intervistën e tij të parë pas atentatit të tij. Ai i tha Ëashington Examiner se do të rishkruante plotësisht fjalimin e tij në Kongres për t’u fokusuar në një mesazh “uniteti” në vend që të kritikonte Joe Biden.
“Fjalimi që do të mbaja të enjten do të kishte qenë shumë mbresëlënës. Nëse kjo nuk do të kishte ndodhur, do të kishte qenë një fjalim tepër i mirë,” tha Trump, duke shtuar se ai kishte për qëllim kryesisht politikat e Presidentit Biden.
“Sinqerisht, tani do të jetë një fjalim krejtësisht ndryshe. Kjo është një mundësi për të bashkuar vendin tonë. Mua m’u dha kjo mundësi,” shtoi ai. /teshesh.com/
 
 
Burimi