Sot nën shi, i vetmi rreshtim ideologjik i pushtetit

Sot nën shi, i vetmi rreshtim ideologjik i pushtetit

Nën një shi të rrëmbyeshëm, duke i mbajtur vetë çadrat, e majta në pushtet, e cila në fakt vetëm në raste si ky, i festimit të 29 nëntorit, shpërfaqin një lloj rreshtimi ideologjik, kreu ritin e zakonshëm të homazheve te “Dëshmorët e Kombit”, te këmbët e “Nënës Shqipëri”, ndër veprat më të njohura skulpturale të komunizmit, realizuar nga i ati i ndjerë i kryeministrit, Kristaq Rama. Kështu, çdo 29 nëntor apo 5 maj, Rama si aktor kryesor politik vë kurora me lule dhe te vepra e babait të tij.
Por kjo ndodh dhe me opozitën, e cila po ashtu kryen homazhe te “Nëna Shqipëri”, por me 28 e jo 29. Edhe për të, ky është i vetmi rast ku ajo shfaq një rreshtim ideologjik, pasi përgjithësisht dhe thelbësisht, pothuajse kurrë nuk ka treguar ndonjë djathtizëm klasik, edhe nga fakti se është e zbrasur nga të djathtët klasikë të radhët e saj apo në udhëheqje. Vetë lideri i tyre Berisha ka qenë jo vetëm një komunist jetëgjatë, pa asnjë tregues dissidence, por dhe nga në prejardhje i përket një majtizimi social. E për ironi, edhe ai është përkulur e përkulet te vepra e Kristaq Ramës, emrin e të cilin e përflet në luftën e egër politike që bën, duke mos kursyer kurrë as familjarët e kundërshtarëve të tij politikë, të gjallë a të vdekur, sipas një stili tipik komunist të shënjestrimit të armikut. /tesheshi.com/  
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente