Si mund të ndikojnë tatuazhet në shëndetin tuaj?

Si mund të ndikojnë tatuazhet në shëndetin tuaj?

Ditët e fundit, TikTok është vërshuar me video që kanë ngritur shumë pluhur te përdoruesit në mbarë botën.
Vincent Briatore, i njohur si @vincentbriatore2 në TikTok, ka ndarë informacione që potencialisht tregojnë për një lidhje midis tatuazheve dhe një rreziku në rritje të zhvillimit të tumoreve malinje dhe limfomës, duke cituar një studim të ri nga Suedia.
Në videon e tij virale, Briatore vuri në dukje se hulumtimi i ri, i kryer në Universitetin e Lund-it, tregon se njerëzit me tatuazhe kanë një rrezik dukshëm më të lartë të zhvillimit të limfomës, një lloj kanceri që prek nyjet limfatike.
Duke u shprehur se ai vetë ka shumë tatuazhe, Briatore shprehu shqetësimin për përmbajtjen kimike që gjendet në bojën e tatuazheve, duke pretenduar se këto materiale mund të jenë kancerogjene.
Hulumtimi përfshiu mbi 11,000 njerëz, nga të cilët gati 3,000 u diagnostikuan me limfomë. Rezultatet treguan se rreziku i limfomës ishte 21 për qind më i lartë tek njerëzit që kishin tatuazhe në krahasim me grupin e kontrollit, shkruan Lunduniversity.
Ndërsa këto rezultate janë domethënëse, studiuesit theksuan nevojën për më shumë kërkime për të kuptuar plotësisht lidhjen midis tatuazheve dhe rrezikut të kancerit. /tesheshi.com/
Burimi