Shqipëria, nga sot me tunelin më të gjatë të saj

Shqipëria, nga sot me tunelin më të gjatë të saj

Tuneli më i gjatë në Shqipëri, duke ia kaluar dhe atij të Kalimashit në Rrugën e Kombit, u inagurua këtë të premte fillim korriku. Tuneli i Llogarasë, 5.7 kilometra, zhbën gjarpërimin në maloren e Qafës së Llogarasë, duke e shkurtuar ndjeshëm në kohë distancën nga Vlora në Palasë.

Tuneli që kalohet me 80 në orë në mbi 5 minuta, shkurton afro 40 minuta kohë.
Është ky investimi më i fuqishëm në Rivierën shqiptare, pjesës me të bukur të bregdetit shqiptar, me Jonin poshtë maleve dhe fshatarave në shpatet e tyre, ku më tërheqëset janë Palasa, Dhërmiu, Vunoi, Qeparoi, Borshi e Lukova.
Tashmë, vepra tjetër që pritet është areoporti i Vlorës, më i madh se i Rinasit.

“Sot një vit besoj ulim avionin e parë. Korridorin blu do ta mbarojmë. Ajo që patë nga Thumana në Kashar, do të jetë nga kufiri me Malin e Zi deri në Fier. Pra e gjithë autostradë deri tek tuneli”, tha Rama.

Inaugurimi, si ai i para dy viteve në Delvinë-Kardhiq, kishte harenë tipike labe me gjoksrrahje qeveritare. /tesheshi.com/
 
Burimi