Rama: Pagat në Shqipëri, sa në Greqi!
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me partneret ndërkombëtarë e drejtuesit e shkollave profesionale në vend, duke bërë thirrje për kthimin e shqiptarëe që kanë shkuar të punojnë për sezonin turistik në Greqi, pasi siç tha, pagat janë njësoj edhe më të larta në vendin tonë.
“Në industrinë e turizmit në Shqipëri, jo vetëm që ka vende pune, por me gatishmërinë për të paguar njësoj si në vendet rreth e rrotull.
Problemi është aftësia, përtej paragjykimeve dhe keqinformimit, që pengon njerëz që nga vendi ynë kanë shkuar në Greqi që punojnë në sektorin e turizmit atje dhe po të kthehen dhe të angazhohen këtu, padiskutim në fund të muajit do të kenë bilanc të ardhurash më pozitiv. Do të jenë pranë shtëpisë së tyre, do të kenë shpenzime më modeste transporti, taksa më të ulëta e me radhë. Kjo vlen për të gjitha fushat”, arsyetoi kryeministri.
Ai iu kthye sërish tezës se “punë ka, por mungojnë profesionistët”, duke e reformuar disi me “vende pune ka, por problemi është aftësia”. /tesheshi.com/
Burimi