Rama, këshillë shqiptarëve: Kujdes nga ky mashtrim…!
👁1729
Kryeministri Rama ka përcjell një këshillë për shqiptarët e thjeshtë që të mos bien prej e një mashtrimi me numra telefoni, shfaqur së fundi.
“Një lojë mashtruese me kompjutera që imitojnë numrin e telefonit për të dërguar mesazhe të rreme, ka dëmtuar disa persona deri më sot.
Policia e Shtetit ka ndaluar dhe çuar para drejtësisë disa prej këtyre mashtruesve, të cilët kanë arritur të marrin para prej të dëmtuarve.
Por ndërkohë që policia vazhdon punën e saj për identifikimin e të tjerëve, u sugjeroj të gjithë atyre që marrin mesazhe në emrin e personave publikë, të verifikojnë paraprakisht vërtetësinë e dërguesit, që të shmangin kurthin e kësaj loje kriminale”, shkruan ai në rrjete. /tesheshi.com/
Burimi