Përballje Belerizëm-Shqipëri në vapën e gushtit
Qeveria shqiptare do ketë një provë jo të lehtë me 4 gusht, atë të përballjes në zgjedhje të pjesshme me Belerizmin në Himarë, pra atë linjë filogreke që synon ta kapë Bashkinë delikate nga pikëpamja naconale, me suport të fuqishëm nga Athina.
Pas heqjes së mandatit për Belerin nga ana e KQZ-së, me referencë ligjin e dekriminalizimit, presidenti Begaj shpalli zgjedhjet e pjesshme në Himarë. Pra, më 4 gusht, Bregu dhe një pjesë e Lumit të Vlorës, pra Labërisë, nga Tërbaçi deri në Kuç, duhet të zgjedhin një kryebashkiak të ri.
Sipas asaj çfarë është parathënë, Belerizmi aty do tentojë një tjetër Beler, të birin e babait, si një sfidë tjetër ndaj qeverisë, po në të njëjtën linjë. Ndërsa se ç’emër do ketë qeveria për ta pamundësuar një tjetër shok si ai i 14 majit të vitit të kaluar, ku Beleri doli fitues me pak vota mbi Goron, ende nuk dihet.
Vëmendja e madhe pritet të jetë te vota labe, ajo që përflitet se ka bërë bërë diferencën në fitoren e Belerit, më shumë se autobusët nga Greqia me himariotë që e kanë votuar emrin në fjalë.
Një devijim vote labe, ku veçon Tërbaçi, Dukati e Bolena, i shpjegueshëm vetëm financiarisht e aspak politikisht, ka mundur të nxjerrë Belerin fitues. Ndaj kësaj here, do jetë në test shpirti patriotik lab, në aq shpirtëra sa kanë mbetur atyre anëve me të drejtë vote. /tesheshi.com/
Burimi