Opozita i kthehet zjarrvënies së qeverisë

Opozita i kthehet zjarrvënies së qeverisë

Opozita iu rikthye zjarrvënies së hyrjes së Kryeministrisë, si dhe asaj të Bashkisë, në një protestë të cilën e cilësoi “madhështore”. Ishte pikërisht PD-ja e Berishës në aleancë me atë “Lirinë” e Metës, e cila organizoi protestën e radhës në anti-Rama, pas një sërë të tillash para Bashkisë, prej gati dy muajsh çdo javë, ku më shumë se mesazheve u ka mëshuar molotovëve drejt dyerve të institucioneve. Kështu ndodhi dhe këtë të enjte mbrëma.

Para godinës qeveritare, veç turmave militante dhe fjalëmbajtësve të rastit, përfshirë dhe Berishën në rrethana arresti shtëpiak, ardhur virtualisht në bulevard me anë të rrjeteeve sociale, ndodhi kallja e zakonshme në emër të betejave opozitare, e cila gjithsesi nuk ka sjellë asnjë efekt, pse vijon prej vitesh, që nga 2018 e deri më sot.

Rezultati: mazhoranca vijon të qeverisë pa asnjë shenjë perëndimi, ndërsa opozita tretet pa asnjë shenjë rilindjeje. /tesheshi.com
Burimi