Një gjëmë shëndetësore në shoqërinë shqiptare nga homot
Alarmante e ka cilësuar mjeku Arjan Harxhi infektimin e katër fëmijëve me HIV AIDS në vendin tonë. Në studion e “Dita Jonë” në A2 CNN, ky mjek i njohur theksoi se ky infeksion është 100% i parandalueshëm nëse diagnostikohet nëna shtatzënë. Sipas tij, një në tre gra të infektuara, infekton bebin dhe bebi lind me probleme të mëdha.
“Katër raste te fëmijët është një shifër alarmante se nuk duhet të kishim raste te fëmijët se ky infeksion është 100% i parandalueshëm nëse diagnostikohet nëna shtatzënë dhe ky vjen si pasojë e mostestimit të grave shtatzëna. Ne kemi testuar shtatë mijë gra nga 20 mijë lindje këtë vit. Kemi dështuar në drejtim të implementimit të protokolleve. Një në tre gra të infektuara infekton bebin dhe bebi lind me probleme të mëdha”.
Mjeku Harxhi thekson se nga 119 raste të konstatuar në vendin tonë me HIV AIDS, 80 prej janë meshkuj, që sipas tij vijnë nga marrëdhëniet homoseksuale, edhe pse në raportime ata deklarojnë të kundërtën.
“Nëse shohim shifrat e këtij viti 3/4 e rasteve nga 119 raste 80 janë te meshkujt. Ne raportojmë se shumica janë përmes marrëdhënieve heteroseksuale, bindja jonë që raporte biseksuale janë të paraportuara për shkak të problemeve që lidhen me stigmën. Meshkujt homoseksualë nuk e deklarojnë statusin e orientimit seksual. Pa dashur të biem në pozitat e diskriminimit për këtë grup. Risku ka të bëjë me modelet e sjelljes seksuale. Modelet kazuale dhe me shumë partnerë rrit riskun e transmetimit. Ky grup është i vështirë për të arritur se imagjinoni një 20-vjeçar që nuk ia ka thënë askujt dhe kontaktet i realizon nëpërmjet rrjeteve sociale”.
Sipas mjekut, testim aktiv dhe në stadet e hershme është çelës për parandalimin.
“Kyçi për HIV AIDS ky është: Nëse nuk ndryshon sjelljen njerëzore, ajo që na mëson shkenca është që për këtë infeksion duhet të jemi aktiv me diagnozën se përmes diagnostikimit të hershëm e shëron atë. Testim aktiv dhe në stadet e hershme është çelës për parandalimin”.
Burimi