Meta ofron “formulën(qesharake)magjike” të katër milion shqiptarëve

Meta ofron “formulën(qesharake)magjike” të katër milion shqiptarëve

Edhe pse është shndërruar i gjithi në personazh anektodik, si në gjeste si në fjalë, Ilir Meta ka pretenduar se ka gjetur formulën magjike se si të ndalohet shpopullimi e madje si të shkojë popullsia e Shqipërisë në katër million banorë.Edhe pse rënia e lindshmërisë dhe lëvizjet demografike është fenomen dhe europian, pos ballkanik, pa lidhje me standartin e jetesës – i ulët apo i lartë – siç ikjet janë ballkanike dhe jo vetëm shqiptare, ai, pa asnjë model suksesi në këtë drejtim, pra pa asnjë referencë, mëton se e ka gjetur zgjidhjen, por në fund duke mbetur po anektodik në ato që thotë.“Objektivi ynë është të rrisim nivelin e të ardhurave në 41-42%, ashtu siç është në disa prej vendeve të rajonit tonë, në Bosnjë, në Malin e Zi dhe në Serbi. Pra 41-42% në raport me PBB”, tha Meta, duke renditur më tej dyfishimin e pagave dhe pensioneve, trefishimin e bonusit për bebe, garantimin e kredisë për çiftet e reja në shumën 20 mijë euro, ku interesat i paguan shteti, etj.Mirëpo nuk ka tha se ku këto masa kanë dhënë rezultat dhe cili është ai, meqë përmendi tre vende ballkanike.Në tre vendet e sipërpërmendura, jo vetëm që nuk ka frenim trendi negativ, por sipas një parashikimi të fundit nga OKB janë në tregues dhe më keq se Shqipëria. Pra, askush deri më sot, në nivel rajonal apo europian, në 20 vitet e fundit, nuk ofron model suksesi në frenimin e rënies së lindshmërisë apo emigrimit kur është fjala për vendet ballkanike. /tesheshi.com/  
Burimi