Lajmi policor mbi këtë pikturë me vlerë 5 milionë euro
Policia e Madridit ka arritur të gjejë një pikturë të Francis Bacon që ishte një nga pesë veprat e artistit të vjedhura në vitin 2015.
Bëhet fjalë për një portret të bankierit Jose Capello dhe vlera e tij llogaritet në 5 milionë euro. Në vitin 2015, ka pasur një thyerje në shtëpinë e bankierit dhe mikut të Francis Bacon, në Madrid. Autorët kanë vjedhur pesë piktura me një vlerë totale prej 25 milionë eurosh.
Tre nga pikturat e vjedhura u gjetën në vitin 2017, sipas BBC.
🚩Te contamos cómo hemos recuperado un #cuadro de Francis Bacon valorado en 5.000.000 de 💶 sustraído en #Madrid en 2015 pic.twitter.com/FXkHDpisQb
— Policía Nacional (@policia) May 23, 2024
Dy persona u arrestuan si të dyshuar për përfshirje në vjedhjen, e cila sipas policisë i bëri të gjenin pikturën e zhdukur. Në total, 16 persona janë arrestuar për vjedhjen që nga viti 2015. Këtu përfshihet personi që besohet se qëndron pas grabitjes dhe personat që e kanë kryer atë.
Në atë kohë u vodh edhe një kasafortë me bizhuteri dhe monedha. “Hetimet po vazhdojnë për të identifikuar veprat e mbetura dhe për të arrestuar ata që posedojnë, me fokus shtetasit spanjollë me lidhje me grupe të organizuara nga Evropa Lindore”, thuhet në një deklaratë të policisë. /tesheshi.com/
Burimi