Ja çfarë i bën uji i gazuar trupit tuaj
Ujërat natyralë të gazuar janë të pasur me minerale të tretura si natrium, klorur, kalcium, jod dhe kalium, gjë që ndikon në shijen dhe vetitë e tyre medicinale. Rekomandohen për hidratim gjatë djersitjes së shtuar dhe në rastet e dehidrimit.
Uji i gazuar është një pije freskuese që përveç hidratimit, ka edhe përfitime të tjera shëndetësore. Ndihmon në rregullimin e peshës trupore, stimulon tretjen, përmirëson funksionin e veshkave, rregullon temperaturën e trupit, përmirëson përqendrimin dhe ka një efekt pozitiv në humor.
Vlera e pH e ujit të gazuar është midis tre dhe katër, që është pak acid, por nuk ndikon në aciditetin e përgjithshëm të trupit, siç do të mendonin shumë.
Ajo që shumë nuk e dinë është se uji i gazuar gjithashtu mund të rrisë nivelet e leptinës dhe të nxisë ngopjen, duke e bërë atë të dobishëm për kontrollin e oreksit dhe mbështetjen për një shumëllojshmëri dietash.
Megjithatë, rekomandohet që të mos konsumohet sasi e madhe e ujit mineral menjëherë pas aktivitetit fizik intensiv ose stërvitjes, në mënyrë që të shmanget prishja e ekuilibrit të elektroliteve në trup. /tesheshi.com/
Burimi