Itali: Pesë Yje-t “braktisin” Bepe Grillon

Itali: Pesë Yje-t “braktisin” Bepe Grillon

 
Rezultatet e një konvente të Pesë Yje-ve, e cila përfundoi dje, të dielën, shënojnë një ndryshim kursi për lëvizjen e themeluar pesëmbëdhjetë vjet më parë nga aktori italian Beppe Grillo.
Sipas vullnetit të anëtarëve, i cili u shpreh përmes një votimi online, tani e tutje kufiri prej dy pesë vitesh për mundësinë e rizgjedhjes së deputetëve dhe senatorëve të Pesë Yje-ve do të pushojë së vlefshmi. Në të njëjtën kohë, Grillo pushon së mbajturi rolin e “garantuesit” të respektimit të rregullave statutore të lëvizjes. Kjo është në thelb një fitore e qartë për ish-kryeministrin dhe presidentin aktual të kësaj force politike, Giuseppe Conte, i cili mori edhe “dritën jeshile” për të vijuar me përfundimin e marrëveshjeve strategjike me forcat e tjera, në kuadër të hapësirës progresive.
“Ne e organizuam këtë asamble statutore për të përcaktuar një kurs të ri. Pasioni ynë politik mbetet i gjallë, nuk është shuar dhe nuk do të jetë kurrë një erë e lehtë, por një erë e fortë politike”, theksoi Conte.
Nga ana e tij, Bepe Grillo komentoi, nëpërmjet internetit, se anëtarët e Pesë Yje-ve, “nga françeskanë, evoluan në jezuitë”, ndërkohë që ai kishte shprehur tashmë kundërshtimin e tij vertikal ndaj ndryshimit të rregullave kryesore të lëvizjes. Sipas shumë vëzhguesve, nuk përjashtohet që të ndodhë një ndarje dhe një pjesë e drejtuesve të Pesë Yje-ve të ndjekin Grillon në ngritjen e një force të re politike. /tesheshi.com/
Burimi