Filmi për Donald Trump, polemika në Kanë
Filmi biografik “The Apprentice” shkaktoi polemika në Festivalin e Filmit në Kanë për përshkrimin e një sulmi të pretenduar seksual të Donaldit ndaj ish-bashkëshortes Ivana.
Në një skenë të diskutueshme, Ivana i tregon Donaldit një libër për orgazmën femërore, por një Trump i painteresuar i thotë asaj se nuk është më tërheqëse për të, duke rezultuar në një debat. Më pas Trump e hedh Ivanën në dysheme dhe fillon ta sulmojë seksualisht.
“The Apprentice” ndjek ngritjen e Donald Trump, i cili ishte relativisht i panjohur si tregëtar i pasurive të paluajtshme në vitet 1970, por përjetoi një hov dhe famë në vitet 1980. Ai u ndihmua në këtë nga miku dhe mentori i tij, avokati Roy Cohn.
Përveç skenës së sulmit seksual, të diskutueshme ishin edhe skenat në të cilat Trump konsumon drogë, shkon për liposuksion dhe transplant flokësh.
Rolet kryesore në film luhen nga Sebastian Stan, i cili luante rolin e Trump, Jeremy Strong, i cili luajti Roy Cohn dhe Maria Bakalova, e cila luajti Ivana Trump.
Nuk dihet ende se kur do të shfaqet premierë në kinema. /tesheshi.com/
Burimi