Dy rolet e famshme të kësaj aktoreje që nuk jeton më

Dy rolet e famshme të kësaj aktoreje që nuk jeton më

Aktorja britanike Olivia Hussey, e cila fitoi një Golden Globe për portretizimin e Xhulietës adoleshente në filmin e vitit 1968 të Franco Zeffirelli, “Romeo and Juliet”, vdiq të premten në moshën 73-vjeçare, njoftoi familja e saj.

Por aktorja u dallua dhe për interpretimin e saj në filmin “Jesus of Nazareth”, ku luante Virgjëreshën Mari.

“Olivia ishte një person i veçantë, ngrohtësia, mençuria dhe mirësia e së cilës preku jetën e të gjithë atyre që e njihnin”, tha familja e saj në një deklaratë të postuar në llogarinë e tyre në Instagram.
E lindur në Buenos Aires, Olivia Hussey ishte 15 vjeçe kur ajo dhe partneri i saj Leonard Whiting, atëherë 16 vjeç, luajtën të dashuruarit e famshëm në adaptimin filmik fitues të Oscarit të tragjedisë së William Shakespeare.

Në vitin 2023, dy aktorët ngritën një padi kundër studios Paramount Pictures për një skenë ku shfaqen të zhveshur pa pëlqimin e tyre. Një gjykatës amerikan më vonë hodhi poshtë padinë dhe vendosi në favor të Paramount.
Olivia Hussey, e cila fitoi një Golden Globe për aktoren e re më të mirë, do të shfaqej më vonë në filmin horror të vitit 1974, “Black Christmas” dhe “Crime on the Nile”, viti1978, përshtatje filmike e librit të Agatha Christie.  /tesheshi.com/
 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente