Dy emra autorësh shqiptarë të vlerësuar nga Kadareja
Pa iu vënë në diskutim talenti apo dhuntia letrare, pse jo, edhe gjenia letrare, Kadare ishte dhe rëndomësisht vdekshëm(siç) në tipare njerëzore. Por tashmë që ai ka lënë këtë botë dhe ka shkuar te Zoti, për t’u gjykuar prej Tij, nuk është etike t’i potencohen papërsosmëritë, dobësitë, madje dhe defektet njerëzore.
Ndër to, i renditej dhe një lloj mizantropozimi në raport me kolegë të tij shqiptarë në fushën e letrave. Por jo gjithnjë. Janë dy rastet kur ai ka dhënë vlerësime me emër. Në fundin e viteve ’90, do vlerësonte talentin e Ervin Hatibit në poezi. Dhe te merrje një notë 10 nga Kadareja, ahere kur thjesht të të botohej ndonjë varg te Zëri i Rinisë, Drita, e lëre më te Nëntori, ishte lumturia e vërtetë për çdo krijues, ishte vërtet diçka me peshë.
Më vonë, në fundin e viteve ‘90, do vlerësonte talentin e një tjetri emri, bashkëkohës me Hatbin, Agron Tufa, duke thënë për romanin e tij “Dueli” – “gjëja më e bukur që kam lexuar vitet e fundit”. /tesheshi.com/
Burimi