Deri ku shkon verbëria politike: Luçiano Boçi, shenjë barazimi mes Zotit dhe Berishës
Ndër reagimet e shfrenuara demokrate këto orë, pas vendimit për lirimin e Sali Berishës nga “arresti shtëpiak”, me urdhër gjykate, veçon ai i nënkryetarit demokrat, Luçiano Boçi.
Me status pedagogu, Boçi hem ka një boshësi të pabesueshme intektuale e hem një varfëri politike, si shumë emra në PD. Por së fundi, ai, naivisht, deri në nivel blasfemie, vendos shenjë barazimi mes Zotit dhe Berishës, duke aluduar se duke vënë nën“arrest shtëpiak” këtë të fundit, ishte sfiduar dhe vetë Zoti.
“Zoti dhe e drejta e tij dhe e jona po triumfon”, shkruan pabesueshëm ai.
Nuk dihet nëse Luçiano Boçi ka ndopak kulturë fetare, ose njeh sadopak atributet e Zotit, por referuar asaj çfarë ka thënë, ka shpërfaqur një injorancë të hatashme që thjesht vërbëria politike ia nxjerr tashmë në pah. /tesheshi.com/
Burimi