Deri ku shkon “dashuria” Melonit për Shqipërinë?

Deri ku shkon “dashuria” Melonit për Shqipërinë?

Një nga mediat italiane, Il Foglio, shkruan se kryeministrja  Giorgia Meloni po synon që të blejë një vilë private në Shqipëri, me pishinë, kopsht privat dhe me pamje nga deti, pikërisht në Rivierë, në zonën më të lakmuar.“Meloni ia ka vënë syrin një vile në një resort në Shqipëri”, shkruan kjo media, ku bëhet fjalë për një vilë në Palasë, ku çmimi i saj shkon në qindra mijëra euro. Pra, me gjasë në Green Cost, nëse kjo është e vërtetë.Nga Il Foglio shkruhet se Meloni ishte një vit më parë në Vlorë për të kaluar pushimet e saj ku ndenji për tre ditë në rezidencën qeveritare, ku u takua edhe me kryeministrin Edi Rama.Dhe aty ajo mesa duket  është mrekulluar nga bukuria e jugut të Shqipërisë, duke kërkuar kësisoj që të ketë një pronë të saj. E gjitha kjo edhe brenda një konteksti politik.“Investimi nuk do të ishte vetëm ekonomik, por edhe, mbi të gjitha, politik. Njësoj siç bëri Silvio Berlusconi kur bleu vilën në Lampedusa për të qenë më afër banorëve të ishullit dhe për të mos i bërë ata të ndihen vetëm.Meloni është në kontakt të ngushtë me Shqipërinë duke pasur parasysh projektin për ndërtimin e qendrave të pritjeve të emigrantëve.Një zgjedhje, nëse përfundon shitja, e cila do të çimentojë marrëdhënien mes Romës dhe Tiranës”, shkruan mes të tjerave Il Foglio.
Burimi