Dënimi me vdekje, propozimi: Edhe Shqipëria si Amerika!

Dënimi me vdekje, propozimi: Edhe Shqipëria si Amerika!

Më në fund, një parti shqiptare kërkon rikthimin e dënimit me vdekje. Ajo është LZHK, e cila nëpërmjet Ekrem Spahiut, kërkon që në Shqipëri të rikthehet ndëshkimi kapital për vrasje të rënda me dashje.Sipas tij, në bashkëpunim me Këshillin e Europës, kjo mund dhe duhet të ndodhë të paktën derisa të anëtarësohemi në BE.“Duke marrë parasysh këtë gjendje të rëndë të kriminalitetit, a ka ardhur koha të rishikohen sanksionet penale në drejtim të ashpërsimit të tyre për krime të rënda kundër jetës, duke përfshirë këtu edhe dënimin me vdekje? Për ne është e domosdoshme që për disa kategori të mirëpërcaktuara veprash shumë të rënda, në negocim dhe në mirëkuptim edhe me Këshillin e Europës, të rikthehet dënimi me vdekje derisa Shqipëria të bëhet anëtare e BE”, argumentoi ai, duke ofruar të tjera:“Familjarët e viktimave do të ndjehen më të lehtësuar për dhënien e drejtësisë. Burgimi i përjetshëm që është sot për të tilla raste përbën një kosto të jashtëzakonshme në të gjitha drejtimet për familjarët e një të burgosuri. Do të ulej kostoja për sigurinë e këtij kontingjenti shumë të rrezikshëm, të cilët edhe të burgosur do të përpiqen të shtojnë krimet për të rifituar lirinë.Organet e drejtësisë do të kenë më pak hapësirë për të abuzuar me ligjin. Dënimi me vdekje duhet të rezervohet vetëm për krimet e rënda të vrasjes me dashje. Një rast unik për këtë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendi klasik i demokracisë dhe i të drejtave të njeriut. Me rikthimin e dënimit me vdekje do të bëheshim shtet serioz”.Ky është ndër të rrallat raste kur zëra politikë kërkojnë rikthimin e dënimit më vdekje, edhe pse minorë e pa peshë. Gjithsesi, ato i përgjigjen një gjykimi të opinionit të thjeshtë e të gjerë që e kërkon diçka të tillë prej vitesh, duke parë kurajon e krimit për krim. 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente