Berisha, premtime “për inat” të Ramës

Berisha, premtime “për inat” të Ramës

Një ditë më parë, mazhoranca do paralajmëronte falje gjobash për të gjithë ata të ndëshkuar në vite prej ndërtimeve pa leje, gjë që e kapi politikisht gafil opozitën, e cila reagoi ashpër, duke nuhatur në këtë zhvillim një akt me interes elektoral pak muaj para zgjedhjeve.
Një ditë më pas, “për inat” të Ramës, Berisha ka rritur dozën e premtimeve, nën bindjen se mund të rivijë për të tretën herë në pushtet.
“Deklaroj se PD do të falë të gjitha gjobat për pensionistët, për familjet në nevojë, për punonjësit me rroga mesatare e poshtë, për familjet me nëna kryefamiljare, për të gjithë familjet në ndihmë ekonomike, në papunësi, do falen të gjitha gjobat e energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm. Ftoj këto familje të mos paguajnë asnjë qindarkë, pasi këto gjoba do të jenë 100 për qind të falura”, tha ai. /tesheshi.com/
 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente