Begaj, lule aty ku politika shqiptare s’ndalet kurrë

Begaj, lule aty ku politika shqiptare s’ndalet kurrë

Bajram Begaj bëhet i pari president që vendos lule në memorialin përkujtimor të tragjedisë çame në Kllogjer, afër Xarës, në Bashkinë e Konispolit.
Kreu i shtetit kreu një vizitë të atyshme, duke u ndalur në disa stancione, duke nisur që me institucionin zyrtar, pra Bashkinë, e vijuar me njerëzit e thjeshtë, deri zanatçinjtë e zonës apo fermerët.

Por dalloi me aktin e homazheve aty ku prehen eshtrat e disa prej atyre që dhanë frymën e fundit në tokën shqiptare, gjatë një ikjeje të detyruar me dhunë, nga shtëpitë e pronat e tyre në Çamëri, në anën tjetër të kufirit.

“Trëndafilat e Çamërisë” është një memorial që në fakt politika shqiptare e ka ende të huaj në interes për ta vizituar. Por më e pakta që mund të bëjë për çështjen çame, është pikërisht vizita aty, një tufë me lule për ata shpirtëra, një akt i lehtë por me mesazh të madh brenda për politikën zyrtare të shtetit fqinj.
 

Gjithashtu, presidenti shkoi dhe në Ninat, fshatin konispoliat që lidhet me emrin e Bilal Xhaferit, një prej emrave më të shquar çamë të letërsisë shqipe, shtëpia e të cilit, nga vetë familja, është shndërruar në një muze model. /tesheshi.com/
Burimi