Basha, betejë me Berishën si euroaltantik
Tashmë me një forcë të re, të quajtur Euroatlantikët, Lulzim Basha u kumtoi së fundi disa të rinjve se gara e ardhshme elektorale nuk mund të zhvillohet nën sloganin se kush është më pak i korruptuar, por duhet të ketë një alternativë që tejkalon kryeministrin dhe ish-kryeministrin.
“Bëhen gati t’i servirin shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme, pyetjen: Kush është më pak i korruptuar, Edi Rama, apo Sali Berisha? A është kjo pyetja që zgjidh hallet e shqiptarëve? Ndërkohë, tjetri është i përcaktuar ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe. Është aktualisht në arrest shtëpie dhe hetim për korrupsion. Është përjashtuar me vendimin tim. Dhe ti nga mëngjesi deri në darkë, çohesh me obsesionin e Sali Berishës. Në fakt, duhet të shkojmë te qytetarët me një ofertë politike. Nëqoftëse identiteti jonë është antiberishizmi atëherë më vjen keq, por duhet të përgatiten për një fund simetrik. Çfarë do të thotë kjo? Që në momentin kur të mos ketë më berishizëm, nuk ka më Parti Demokratike Euroatlantike?”, tha Basha.
Më tej ai vijoi:
“Nuk jemi fraksion i Berishës. Madje, as nuk e pranojmë Berishën për fraksion. Rrugët tona janë ndarë njëherë e mirë. Asgjë s’ka ndryshuar. Demokratët euroatlantikë patjetër do të jenë në zgjedhje. Kjo alternative do të jetë para shqiptarëve. Alternativa që mos të zgjedhim më kryeministrin, apo ish-kryeministrin, por të zgjedhim një rrugë të re për vendin, do të jetë para shqiptarëve”. /tesheshi.com/
Burimi