Alibeaj: Ç’i kam thënë në sy Berishës…
I afirmuar si figurë politike në qeverisjen Berisha 2009-2013, si ish njeriu i anti-korrupsionit në Kryeministri, Enkelejd Elibeaj është sot ndër kundërshtarët më të ashpër të tij, edhe si pinjoll i një familjeje të djathtë e të persekutuar nga komunizmi, duke potencuar të shkuarën komuniste të Berishës.
Në një intervistë televizive, Alibeaj thotë se ia ka thënë në sy Berishës se nuk mund ta sjellë PD në pushtet.
“E vjetra nuk mund të jetë ofertë për shqiptarët, i kam thënë në sy që nuk mund ta çojë PD në qeverisje. Mbaj mend që iku nga zyra në atë kohë për ta ardhur dhe pushtuar më vonë”, tha Alibeaj, tashmë as krah Bashës, por me një forcë të re – “E djathta 19912”.
Alibeaj u distancua nga Berishës gjatë kohës kur ky i fundit iu kundërvu Bashës, pas shpalljes “non grata” të liderit demokrat nga SHBA.
Mes tyre pati madje dhe një fërkim fizik në foltoren e Parlamentit, siç është fiskuar ky moment në foto, ku Berisha e shtyu tutje duke ia ndërprerë fjalën e marrë atë vetë. Ndërsa Alibeaj, pas një rezistence të lehtë, thjesht vendosi t’i hapë rrugë. /tesheshi.com/
Burimi