Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Terror në Librazhd/ Zyrtarja e tenderave: Më kërcënuan me armë te koka, më morën 200 mijë euro!
Gazetarja Anila Hoxha ka zbardhur detaje nga dosja që po hetohet e ndarë mbi grabitjen e armatosur në banesën e një anëtareje të komisionit të Prokurimeve publike, në shtëpinë e të cilës u grabitën 200 mijë euro dhe paund. Shtetasja L.S., e cila është nën akuzë për tenderat, siç i referohet dosjes gazetarja Anila Hoxha ka pranuar para SPAK detajet e grabitjes së armatosur. “Po është e vërtetë kanë hyrë katër persona të maskuar. Hynë në banesën tonë në Librazhd, aty ishin unë mamaja, vëllai dhe tre fëmijët. Fëmijët e moshës tetë dhjetë dhe 14 vjeç. Na terrorizuan na morën lekët, një person na rrinte me armë tek koka. Të tjerët kontrolluan shtëpinë derisa gjetën lekët. Pastaj morën peng vëllanë dhe e lanë në Labinot...