Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Terror elektoral i padënuar”, denoncimi i PL: Frikë, presion dhe kapje shteti në zgjedhjet e 11 Majit
👁14143
Partia e Lirisë ka reaguar pas publikimit të qëndrimeve të kreut të misionit të ODIHR, ambasadorit Lamberto Zannier, lidhur me zgjedhjet vendore të 11 majit në Shqipëri, të cilat u cilësuan si “jo të barabarta dhe jo të lira”. Në një deklaratë publike, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi thekson se kjo përbën një akt zyrtar damkosës ndërkombëtar për atë që e quan “terrori elektoral” i ushtruar nga qeveria. Sipas Partisë së Lirisë, ambasadori Zannier dhe vëzhguesit e ODIHR-it kanë qenë dëshmitarë të frikësimit të qytetarëve, keqpërdorimit të administratës publike dhe resurseve shtetërore në favor të partisë...